Policia ka njoftuar se janë arrestuar burrë e grua në Podujevë pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre.
Sipas njoftimit bëhet fjalë për një vajzë 12-vjeçare dhe një djalë 9 vjeç të cilët janë gjetur duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë.
Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore, ndërsa të dyshuarit janë liruar.
Sipas njoftimit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.