Në Hoçën e Madhe të Rahovecit, fshat i banuar me serbë, kanë ndodhur tensione në mes të Policisë dhe autoriteteve doganore me banorët lokal.
Një grup prej rreth tridhjetë qytetarësh dje dhe sot kanë penguar policinë dhe autoritetet e doganaeve në operacionin e tyre për konfiskim të mallit.
Doganat kanë konstatuar se është prodhuar ilegalisht sasi e madhe e verës dhe kanë shkuar ta konfiskojnë atë. Janë 42 mijë litra verë të kantinës “Petroviq”, në pronësi të Srgjan Petroviqit. Doganat thonë se biznesi është ilegal dhe nuk përmbanë tiketa të origjinë të shtetit të Kosovës.
Pronari pretendon se operon sipas ligjit, gjegjësisht se që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit e ka ngrirë punën e kompanisë, dhe nuk ka zhvilluar shitje.