“Ju flet Policia e Kosovës, jeni në territorin e Kosovës, jeni të rrethuar, dorëzohuni!”.
Kushdo që hyn ilegalisht në Kosovë, do të pritet në këtë formë.
As mjegulla, nuk do të iu kryen punë të dyshuarve që mund të jenë të armatosur, e që dëshirojnë të shfrytëzojnë shtetin për të fituar në mënyrë të paligjshme, njofton Klan Kosova.
E nëse keqbërësit tentojnë që të ikin asfaltit, do të kapen në kufi nga Policia e Kosovës dhe kolegët e tyre nga Maqedonia Veriore.
Për këtë edhe u realizua ushtrimi “Ndjekja” nga forcat e të dyja shteteve. Kjo e bindi nga afër drejtorin e policisë kosovare se as mjegulla, e asgjë tjetër nuk do të pengojë aksionet e tyre për të qenë të suksesshëm.