Policia e Kosovës falënderohet në Times Square të Nju-Jorkut

Emblema e Policisë së Kosovës është shfaqur në Qendrën e Universit, në Nju-Jork.

Qytetari Besnik Konjusha e ka publikuar një fotografi ku në sheshin kryesor, Times Square, një billbord paraqet Policinë e Kosovës.

Solidarizimi me Policinë e Kosovës vjen pas sulmit nga një grup kriminal në veri të vendit, ku u vra një polic, një u plagos dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.