LAJME

Policia holandeze kap një nga shqiptarët më të kërkuar, i dënuar me 30 vjet burg

Autoritetet holandeze njoftojnë se kanë arrestuar një nga personat më të kërkuar të homologëve të tyre italianë. Ky person sipas tyre ishte i dënuar me plot 30 vjet burg për trafik droge dhe madje sipas tyre ky trafik ishte realizuar nga i arrestuari plot dy dekada më parë.

Referuar të dhënave të pakta që ka publikuar media holandeze bëhet me dije se i shumëkërkuari është një shtetas dhe trafikant nga Shqipëria që fshihej në Holandë, por nuk dihet se prej sa vitesh i dënuari në mungesë gjendej në tokën e tyre.

Referuar të dhënave të këtyre mediave mësohet se ka qenë njësia “FAST” e policisë holandeze ka arrestuar një 45-vjecar shqiptar të dënuar në Itali me 30 vjet burg për trafik droge. Ngjarjet për të cilat akuzohet shqiptari kanë ndodhur mes viteve 2001-2003 dhe lidhen me trafikun e heroinës nga Shqipëria në Itali.

Në një nga episodet, në vitin 2003 në Empoli të Italisë janë sekuestruar 14 kg heroinë. 45-vjeçari konsiderohet organizator i këtij rasti transporti. Prej vitesh ai fshihej në Holandë nën një identitet të rremë dhe u arrit të zbulohej pas hetimeve të FAST Holanda.

Ai do të paraqitet në Gjykatën e Amsterdamit e cila do të vendosë për ekstradimin e tij në Itali. Autoritetet holandeze e kanë mbajtur të fshehur emrin e shqiptarit të arrestuar, ndërkohë që së shpejti ai do të ekstradohet në drejtim të Italisë, ku edhe do të përballet me drejtësinë vendase.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

10 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

15 orë ago