Policia e Kosovës i ka gjetur pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë në veri.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, u shpreh Elshani për Klankosova.tv.
Përndryshe, në shtator të vitit të kaluar në këtë vend ndodhi një sulm terrorist, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.