Policia izraelite sulmon pjesëmarrësit në funeralin e gazetares Abu Akleh në Jerusalem

Policia izraelite sulmoi sot kortezhin e varrimit të gazetares së vrarë të Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, në Jerusalem

Dëshmitarët okularë thanë për AA se policia izraelite sulmoi kortezhin e varrimit teksa nisej nga Spitali Francez në lagjen Sheikh Jarrah.

https://www.youtube.com/watch?v=XzGA9LS4JaE&ab_channel=FMImagesAlbania

Ata shtuan se policia izraelite i rrethoi pjesëmarrësit e funeralit dhe përdori granata zhurmuese dhe shkopinj për të sulmuar bartësit që mbanin arkivolin e Abu Akleh-s.

Policia izraelite lejoi disa palestinezë që ta shoqëronin arkivolin e saj në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, ku ajo do të varroset në varrezën protestante.

Në një deklaratë, policia izraelite tha se ata “ndërmorën veprime të detyrueshme” pasi disa pjesëmarrës filluan të thërrisnin “nxitje nacionaliste” dhe pasi oficerët e policisë i kishin dhënë një paralajmërim turmës.  Ndërsa arkivoli u nxor nga spitali, tha policia, ata “u detyruan të vepronin” sepse “pjesëmarrësit e funeralit filluan të gjuanin gurë drejt policëve”.

Gazetarja veterane Shireen Abu Akleh ishte duke ndjekur bastisjet ushtarake izraelite pranë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar kur u qëllua për vdekje të mërkurën.