Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Prizren, saktësisht në Carralevë.
Si shkak i përplasjes që ndodhi në mes një autobusi dhe një kamioni janë lënduar së paku tre persona.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë”, tha Bytyqi.
Tutje ai tha se me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, të cilat janë marrë me rastin.
Ndërsa Bytyqi bëri të ditur pasi që autobusi është rrotulluar në krahë në këtë rast është dashur edhe intervenimi i zjarrfikësve, për t’i nxjerrë pasagjerët.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…