Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një grabitje që ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku disa persona të armatosur dyshohet se e kanë lidhur pronarin e shtëpisë dhe gruan e tij dhe më pas i kanë grabitur.
Policia njofton se katër të dyshuarit grabitën të holla, stoli ari si dhe dy telefona.
“Fsh. Pejë, 14.10.2021 – 20:20. Raportohet se katër (4) të dyshuar deri më tani të pa njohur, të maskuar kanë hyr në oborrin e viktimës mashkull kosovar, ku brenda në shtëpi kanë mbajtur të mbyllur dy viktimat mashkull dhe femër kosovarë. Më pas të dyshuarit kanë kontrolluar e demoluar shtëpinë ku kanë gjetur dhe marrë të holla të gatshme, stoli ari si dhe dy telefona. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante“, njofton Policia e Kosovës.