Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, është plagosur dje përpara shtëpisë së tij nga dy persona të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Me këtë rast ai kishte mbetur i plagosur në trup.
Halilaj këtë aksident e lidhi me emrin e Sami Lushtakut, i cili kishte pasur një fjalosje më të para disa ditësh.
Lushtaku ka paralajmëruar padi ndaj avokatit Gazmend Halilajt për shpifje dhe ka thënë se do të jenë organet e rendit ato që do të zbardhin këtë ngjarje.
Ai ka thënë se se avokati Halilaj po vazhdon me shpifje dhe i ka kujtuar se ai akuzohet nga Prokuroria për dhunim të një vajze të miture në Drenas.
Ndërsa në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër, pastaj kanë sulmuar fizikisht avokatin.
“Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për shtëpi ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…