Policia kap hajnin që vodhi në Gllogjan, kryen bastisje në Irzniq dhe sekuestron sendet e vjedhura në familjen Haradinaj

Policia ka arritur të arrestojë personin e dyshuar për vjedhjen e rëndë që u krye në shtëpinë e një anëtari të familjes Haradinaj, në Gllogjan të Deçanit. 

Raportimi i rastit ka bërë që Policia të vihet menjëherë në lëvizje dhe të kryej bastisje në fshatin Irzniq të Deçanit, që rezultoi edhe me arrestimin e një personi Z.Ç, që dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kontrolluar një shtëpi në këtë fshat, ku janë gjetur një pjesë e gjësendeve të vjedhura nga familja Haradinaj.

Arma me municion, të holla e gjërat e tjera janë konfiskuar nga i dyshuarit, teksa i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.