POLITIKE

Policia malazeze arreston dhjetëra protestues pro-serbë

Policia malazeze ka arrestuar dhjetëra njerëz pas disa tubimeve pro-serbe në Podgoricë dhe qytete të tjera.

Tubimet u thirrën nga zyrtarë të opozitës, të cilët pëkrahin lidhjet më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

Protestat e 24 qershorit reflektojnë tensionet politike në Mal të Zi, përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 30 gusht.

Protestat shpërthyen në qytetin bregdetar, Budvë, ku tensionet kanë qenë të larta për shkak të një mosmarrëveshje midis autoriteteve komunale.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit dhe arrestoi 17 persona.

Në kryeqytetin Podgoricë, policia tha se 18 protestues u arrestuan.

Autoritetet thonë se dhjetëra protestues të tjerë u arrestuan në pjesë të tjera vende të tjera.

Tensionet në Budva filluan më 17 qershor, kur kryetari Marko Careviq, i cili është besnik i opozitës pro-serbe të Malit të Zi, nuk pranoi t’ia dorëzonte pushtetin koalicionit qeverisës, pasi humbi kontrollin e shumicës në asamblenë lokale.

Në fillim të këtij viti, Kisha Ortodokse Serbe zhvilloi për javë të tëra protesta në Mal të Zi, kundër një ligji për fetë. Krerët e kishës pretenduan se përmes atij ligji ata do humbnin pronat.

Ky ligj hyri në fuqi në janar. Ligji thotë se bashkësitë fetare duhet të dëshmojnë pronësinë e tyre para vitit 1918 – vitin kur Mali i Zi u bashkua me Mbretërinë e Jugosllavisë dhe kisha e saj iu bashkua Kishës Ortodokse Serbe, duke humbur të gjithë pronën e saj.

Kisha Ortodokse Serbe thotë se ligji ka për qëllim rimarrjen e pronave të saj. Zyrtarët malazez e kanë mohuar vazhdimisht akuzën.

Mali i Zi u nda nga Serbia në një referendum të vitit 2006. Ajo më tej është distancuar nga Beogradi dhe aleati i saj ortodoks Rusia që nga ajo kohë, duke marrë një kurs të politikës së jashtme pro-perëndimore dhe anëtarësimin në NATO në 2017.

Mali i Zi gjithashtu ka qenë duke negociuar hapa drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nacionalistët serbë në Mal të Zi dhe Serbi kurrë nuk e kanë njohur plotësisht ndarjen e Serbisë nga Mali i Zi, për të cilin ata pretendojnë se është një territor historik serb.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago