Forcat speciale te policise, RENEA, gjate nje stervitje prane Akademise se Arteve, ku jane stimuluar situata per neutralizimin e krimineleve, lirimin e pengjeve dhe sigurimin e objektit. /r/n/r/nPolice special forces, RENEA, during an exercise near the Academy of Arts, where are stimulating situations to neutralize the criminals, free the hostages and secure the object.
Tre persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një shtëpi në fshatin Prush të Tiranës, por plani nuk u ka shkuar sikur e kishin planifikuar. Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë për këtë tentativë grabitjeje, ndërsa në momentin e mbërritjes ka pasur shkëmbim zjarri mes autorëve dhe punonjësve të policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:13 të mbrëmjes së 9 dhjetorit, kur 3 autorët e armatosur janë futur brenda shtëpisë së Gim Himës, për të grabitur. Teksa policia është afruar pranë banesës, ata kanë qëlluar me armë drejt efektivëve duke u rrezikuar edhe jetën. Më pas uniformat blu u janë kundërpërgjigjur me të shtëna, por autorët kanë arritur të largohen. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka persona të lënduar.
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se autorët dyshohet se kanë tentuar që të vjedhin një automjet në shtëpinë e Himës, por nuk kanë mundur. Në banesë mësohet se kanë qenë 2 të moshuar. Autorët kur janë futur brenda të aramtosur janë prezantuar si policë. Kanë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të bërtitura nga banesa.
Në momentin që autorët kanë dëgjuar fenelinat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë vrapuar dhe kanë hipur në makinë. Një prej policëve, i cili e njihte mirë zonën dhe pronarin e shtëpisë ka hapur derën e makinës së autorëve dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit. Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar dhe makina e autorëve është larguar. Polici për fat të mirë nuk ka pësuar dëme.
Tre autorët kanë qenë me një mjet tip ‘Audi’ të bardhë dhe janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Mjeti dyshohet se është me targa të vjehdura, AA 943 SG. Policia e Tiranës, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…
Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…