Policia e Kosovës ka publikuar sot fotografitë e gjashtë anëtarëve të familjes Likaj nga fshati Krajk i Prizrenit, të dyshuar për plagosjen e dy personave në fshatin Gjonaj më 22 maj të këtij viti.
Të dyshuarit ishin përfshirë në plagosjen e dy personave në fshatin Gjonaj.
Siç kishte njoftuar Policia e Kosovës, dy anëtarët e familjes Qenaj nga fshati Gjonaj ishin sulmuar me armë zjarri dhe mjete të forta nga tetë të dyshuar, anëtarë të familjes Likaj nga fshati Krajk.
Një i dyshuar për këtë rast është arrestuar para katër ditësh, ndërsa gjashtë të tjerë ndodhen në arrati.
Për këtë shkak, Policia e Kosovës ka publikuar identitetet e plota të të dyshuarve dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tyre.
Personat e shpallur në kërkim nga Policia janë:
1. Abedin Zenel LIKAJ 17.05.1957 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
2. Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
3. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
4. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
5. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
6. Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, Fshati Krajk komuna e Prizrenit