Policia ka ndaluar një veturë në Drenas, ku ka gjetur dhe sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave, raporton Express
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, njësitet kanë ndaluar një automjet, nën dyshimet se është duke bërë kontrabantë me mallra.
Në automjet policia ka gjetur pajisje për prodhimin e kriptovaluatave si 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesorë, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.
Policia ka sekuestruar veturën me të gjitha pajisjet e gjetura, ndërkaq rastin tutje do ta trajtojë Dogana e Kosovës.
“Gllogoc, 09.01.2022 – 00:19. Njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur. Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent”, ka bërë të ditur policia.