Policia serbe ka arrestuar të martën e 9 nëntorit aktivisten Aida Coroviç dhe ilustruesen Jelena Jacimoviç.
Kjo pasi hodhën vezë në muralin e ish-gjeneralit serb të kohës së luftës Ratko Mlladiç, në murin e një ndërtese banimi në Beograd.
Aida Ćorović i Jelena Jaćimović @Jachim992 uhapšene su danas u Beogradu jer su mural posvećen ratnom zločincu gađali jajima
U ovim trenucima još uvek nije poznato gde se njih dve nalaze..*video preuzet sa fejsbuk naloga Jelene Diković. pic.twitter.com/ES6ozWxnqY
— Igor Mitrovic (@IgorMitrovic100) November 9, 2021
Policia e kishte ruajtur muralin gjatë gjithë ditës dhe sipas mediave lokale, ajo kishte kontrolluar këdo që i afrohej.
Megjithatë, Ministria e Brendshme serbe këmbënguli se “ne nuk po e sigurojmë muralin, po ruajmë qetësinë dhe rendin publik”.
Murali i Mlladiçit u shfaq më 23 korrik në murin e një ndërtese banimi në komunën e Vraçarit, afër qendrës së qytetit.
“Gjeneral, nëna juaj duhet të falënderohet”, shkruhet në slogan.
Në qershor të këtij viti, Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiç për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica dhe persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë vendin gjatë luftës.
Lindur në 1942, Mlladiç u bë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe të Bosnjës, VRS, në luftën 1992-95 në Bosnjë.
I akuzuar menjëherë pas luftës për krime të ndryshme, ai iu shmang drejtësisë për 16 vite para arrestimit të tij në Serbi në 2011.
Ai mbahet mend kryesisht për një masakër famëkeqe të rreth 8 mijë boshnjakëve pasi forcat e tij pushtuan qytetin e rrethuar të Srebrenicës në 1995, një ngjarje që u bë sinonim i brutalitetit të luftërave ballkanike të viteve 1990
Masakra e Srebenicës
Në korrik 1995-ës, forcat nga Republika Srpska e shkëputur nga Bosnja dhe aleatët paraushtarakë vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem kryesisht myslimanë në qytetin e Srebrenica.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) kaloi vite duke hetuar masakrën.
ICTY zbuloi se forcat serbe të Bosnjës filluan planifikimin e gjenocidit gjatë fazës përfundimtare të Luftës tre-vjeçare të Bosnjës, në Mars 1995.
Objektivi i forcave serbe të Bosnjës ishte kapja e Srebrenicës, e cila ishte shpallur pjesë e një zone të sigurt të OKB-së në 1993.
Kur sulmuesit pushtuan Srebrenicën më 11 korrik dhe morën paqeruajtësit peng, rreth 25 mijë boshnjakë u larguan në periferi të qytetit.
Një ditë më vonë, sulmuesit filluan t’i sulmojnë, përdhunojnë dhe t’i vrasin ata.
Më 12 dhe 13 korrik, vajza, gra dhe refugjatë të moshuar u ngarkuan në autobusë dhe u drejtuan për në rajonet nën kontrollin e boshnjakëve.
Pasi vranë më shumë se 8 mijë njerëz nga 13 deri më 17 korrik, sulmuesit hodhën trupat e tyre në varre masive.
Pas masakrës, ushtarët serbë të Bosnjës rihapën varret masive me makineri të rënda dhe zhvendosën mbetjet njerëzore në varret dytësore dhe terciare.
Qëllimi i tyre ishte të fshihnin krimet e tyre. Patologëve iu është dashur të marrin dhe copëtojnë mbetjet njerëzore nga zona të ndryshme.