Përkrahës të kriminelit Ratko Mlladiq u bënë të pranishëm afër muralit të kriminelit në Beograd. Kjo pasi aty pati protesta nga aktivistja Aida Qoroviq dhe të tjerë që mendojnë si kjo. E gjatë një linje direkte të një gazetari, përkrahësit ekstremistë të Mlladiqit ndërhyjnë për të bërë gjeste të pahijshme.
Televozioni N1 ka publikuar pamje të twitter ku thotë se të djathtët prenguan reporterin duke bërtitur kundër emigrantëve dhe duke përkrahur kriminelin Ratko Mlladiq.
Aktivistja Qoroviq gjuajti me vezë muralin e Mlladiqit, e me të ndodhur kjo, xhandarmëria serbe u vërsulën drejt saj.
Aktivistja Qoroviq tha vendimi për të qëlluar muralin erdhi spontanisht.
“Kolegia ime Jelena Jacimoviq dhe unë pamë se asgjë nuk po ndodhte dhe aty për aty vendosëm ta gjuajmë muralin me disa vezë. Papritamas, disa njerëz vrapuan drejt nesh si kamikazë, nuk e dinim kush ishin, fillova të bërtas në drejtim të tyre, ata filluan të na shtyejnë. Pastaj, dëgjova zërin e shokut tim Vlado Arsenijeviq, që na u bashkua neve dhe u bërtiti atyre, ‘Lëshojeni gruan’”, sqaron Qoroviq.
E për personat që e arrestuan, ajo thotë se në fillim mendoi se ishin fansa.
“I pyeta kush ishin, çka ishin, ata veshën kapela. E kuptova se ishin fansa, mendova se po më çonin diku. Mendova se do të më rrihnin. Fatmirësisht, ata deklaruan se ishin policë dhe po punonin për të mirën time. Tentova të rezistoj, ata më mbështetën për një shtyllë, më shtynin, ishte moment i parehatshëm”, tregon Aida.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…