Policia e Kosovës është sulmuar sërish në veri të vendit. Në orët e para të së martës, në fshatin Zupç të Zubin Potokut, një automjet i Policisë është sulmuar me armë zjarri, ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i këtij institucioni, Baki Kelani.
Ai ka thënë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka thënë Kelani.
Sipas tij, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.
Ai ka bërë të ditur se janë shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.
Në fakt, ky nuk është sulmi i parë ndaj Policisë në veri të vendit. Më 15 prill u sulmuan dy vetura të Policisë së Kosovës që po bartnin zyrtarët policorë për në pikat kufitare në veri. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sulmi kishte ndodhur me granatë dore dhe armë AK-47. Një sulm kishte ndodhur edhe një më ditë më pas, në Sharpej të Jarinjës.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…