LAJME

“Policia, të gjithë barkas”, momenti i arrestimit të 7 të fortëve të Durrësit

Policia ka publikuar pamjet e operacionit të realizuar në Durrës, ku kanë përfunduar në pranga 7 persona, tre prej të cilëve me rrezikshmëri të lartë.

Në video shihen forca të shumta policie të armatosur që mësyjnë në një restorant në Gjirin e Lalzit, ku shihen duke drekuar një grup personash dhe nisin arrestimet.

Po ashtu bie në sy fakti se janë sekuestruar të paktën 4 armë zjarri të llojit pistoletë që posedoheshin nga të ndaluarit, dhjetëra telefona e para cash.

Gjatë operacionit “Enigma” u arrestua 45-vjeçari Xhevdet Plaku, i cili ishte në kërkim pasi në janar të këtij viti ishte arratisur nga burgu i Ankonës në Itali.

“U arrestua Xhevdet Plaku, 45 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti. Gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri me fishekë në fole gati për qitje. Flobenc Meçja, 43 vjeç banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në korrik 2024 gjykata i ka caktuar masën e arrestit me burg për organizatë kriminale, kryerje e veprës penale nga grup i strukturuar kriminal, sigurimi i kushteve për të kryer vrasje. Iu gjetën dy dokumenete identifikimi të falsifikuar, një armë zjarri me fishekë në fole gati për qitje. Voltan Xhani, 39 vjeç lindur në Përmet dhe rezident në Holandë. Në shtator 2024 gjykata e Shkodrës caktuar masa e arrestit ne burg si i dyshuar për trafik të mjeteve motorike në bashkëpunim, sigurimi i kushteve e mjeteve për të kryer vrasje në funksion të hetimeve për vrasjen e shtetasit E.Rr. ngjarje e ndodhur në Shkodër. Edhe këtij shërbimet e policisë i gjetën armë gati për qitje. Jurgen Xhani akuzohet për prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake. Edhe këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri”, deklaroi Drejtori i Policisë Durrës, Vilson Bala.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago