Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se sot në Aeroportin e Antalias është ndaluar nga policia turke veterani i UÇK’së, Imri Ilazi.
Sipas Gucatit, ai është ndaluar nga autoritetet turke meqenëse Serbia e ka dërguar emrin e tij në Interpol.
Ai u ka bërë thirrje ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të mos dalin jashtë vendit këto ditë.
“Veterani i UÇK- së Gjeneral Imri Ilazi sot është ndaluar nga Policia Turke në Airoportin e Antalis që shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjestarëve të UÇK-së në Interpol. Nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjestarëve të UÇK-së. Ju bëjmë apel të gjithë bashkëluftetarëve që këto ditë mos të dalin nga shtetet tjera. Shteti Turk duhet të mos i marrë parasyshë asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia”, ka shkruar Gucati.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…