FOTO&VIDEO

Policia turke në kërkim të hakerave që lëshun këngën “Ciao Bella” nga minaret

Policia në qytetin portal të Izmirit është zotuar se do të gjejë grupin që hakeroi sistemet audio të xhamive lokale dhe që zëvendësoi thirrjet për falje me këngë revolucionare.

Në dy ditët e fundit, persona të panjohur në Turqi kanë hakuar sistemin audio digjital të xhamive në qytetin bregdetar të Izmirit dhe kanë vendosur këngën antifashiste “Ciao Bella” dhe këngë të tjera me mesazhe revolucionare.

Pasi videot e kësaj u shpërndanë gjerësisht, policia e Izmirit njoftoi se ata kishin filluar një hetim të enjten dhe se kishin ndaluar disa persona për fyerje të fesë.

Të ndaluarit përfshinin Banu Ozdemir një ish-zyrtare e qytetit te Partisë Republikane Popullore të opozitës, CHP.

Autoriteti Fetar Turk, Diyanet, njoftoi se kishte bërë një kallëzim penal për hakimin.

“Këta njerëz janë të panjohur dhe kanë mendje të ligë. Ata fyen vlerat tona të shenjta fetare në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ne kemi paraqitur një kallëzim penal në zyrën e prokurorit të qytetit”, tha të enjten myftiu i Izmirit Sukru Ballkan.

Diyanet u desh të pezullonte të gjitha thirrjet për falje, të njohura si adhans, në Izmir për shkak të sulmeve deri në një njoftim të mëtejshëm.

Sulmet digjitale dhe vendosja e këngëve nëpër minare zemëroi politikanët vendas.

“Ne i dënojmë këto sulme në xhamitë tona. Kushdo që ka ndonjë problem me xhamitë, ka gjithashtu probleme me kombin’”, tha të enjten Omer Celik, zëdhënësi i Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim.

Tunc Soyer, kryetari i bashkisë së Izmirit, nga CHP, i quajti gjithashtu incidente provokuese. “Këto incidente më trishtuan shumë mua dhe popullin e Izmirit. Ky është një veprim provokues dhe i mbrapshtë për të na vendosur kundër njëri-tjetrit. Ne nuk duhet të biem në këtë grackë”, tha Soyer për mediat.

Disa media turke thanë se sulmet me shumë gjasë ishin organizuar nga një gruk hakerësh marksist i njohur si Redhack.

Redhack më parë hakoi disa faqe interneti të qeverisë turke, përfshirë atë të departamentit të policisë të qytetit të Ankarasë dhe atë të parlamentin turk. Grupi hakoi gjithashtu llogarinë e postës elektronike të Berat Albayrak, ministrit të financave dhe dhëndri i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Taylan Kulacoglu, një anëtar i dyshuar i Redhack, u arrestua më 20 maj pasi drejtonte një grup të quajtur “Lëvizja e anonimit” në platformat e rrjeteve sociale, e cila thoshte se synonte “të ndalonte manipulimet dhe dezinformimet e përhapura nga trollet pro-qeverisë nëpër rrjetet sociale”.

Qeveria islamike e presidentit Erdogan kishte lidhje të ngushta me xhamitë, të cilat kanë mbështetur politikat e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19.

Porti i Izmirit është një qendër industriale, turistike dhe bujqësore dhe është një bastion i partisë opozitare CHP.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago