Policia në qytetin portal të Izmirit është zotuar se do të gjejë grupin që hakeroi sistemet audio të xhamive lokale dhe që zëvendësoi thirrjet për falje me këngë revolucionare.
Në dy ditët e fundit, persona të panjohur në Turqi kanë hakuar sistemin audio digjital të xhamive në qytetin bregdetar të Izmirit dhe kanë vendosur këngën antifashiste “Ciao Bella” dhe këngë të tjera me mesazhe revolucionare.
Të ndaluarit përfshinin Banu Ozdemir një ish-zyrtare e qytetit te Partisë Republikane Popullore të opozitës, CHP.
https://www.facebook.com/1000266883431602/videos/255124178879904/
Autoriteti Fetar Turk, Diyanet, njoftoi se kishte bërë një kallëzim penal për hakimin.
“Këta njerëz janë të panjohur dhe kanë mendje të ligë. Ata fyen vlerat tona të shenjta fetare në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ne kemi paraqitur një kallëzim penal në zyrën e prokurorit të qytetit”, tha të enjten myftiu i Izmirit Sukru Ballkan.
Sulmet digjitale dhe vendosja e këngëve nëpër minare zemëroi politikanët vendas.
“Ne i dënojmë këto sulme në xhamitë tona. Kushdo që ka ndonjë problem me xhamitë, ka gjithashtu probleme me kombin’”, tha të enjten Omer Celik, zëdhënësi i Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim.
Tunc Soyer, kryetari i bashkisë së Izmirit, nga CHP, i quajti gjithashtu incidente provokuese. “Këto incidente më trishtuan shumë mua dhe popullin e Izmirit. Ky është një veprim provokues dhe i mbrapshtë për të na vendosur kundër njëri-tjetrit. Ne nuk duhet të biem në këtë grackë”, tha Soyer për mediat.
Redhack më parë hakoi disa faqe interneti të qeverisë turke, përfshirë atë të departamentit të policisë të qytetit të Ankarasë dhe atë të parlamentin turk. Grupi hakoi gjithashtu llogarinë e postës elektronike të Berat Albayrak, ministrit të financave dhe dhëndri i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Taylan Kulacoglu, një anëtar i dyshuar i Redhack, u arrestua më 20 maj pasi drejtonte një grup të quajtur “Lëvizja e anonimit” në platformat e rrjeteve sociale, e cila thoshte se synonte “të ndalonte manipulimet dhe dezinformimet e përhapura nga trollet pro-qeverisë nëpër rrjetet sociale”.
Qeveria islamike e presidentit Erdogan kishte lidhje të ngushta me xhamitë, të cilat kanë mbështetur politikat e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19.
Porti i Izmirit është një qendër industriale, turistike dhe bujqësore dhe është një bastion i partisë opozitare CHP.