POLITIKE

Politikani serb viziton varrezat e Mejës: Të gjitha nënat në botë qajnë për fëmijët e tyre në gjuhën e njëjtë

Politikani serb dhe ish kryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka vizituar varrezat në Mejë të Gjakovës.

“Të gjitha nënat në botë qajnë për fëmijët e tyre në gjuhën e njëjtë”, ka shkruar ai, në Twitter.

Lajmin për vizitën e Çanakut në varrezat e civilëve shqiptarë të ekzekutuar në Meje dhe Korenicë, e ka bërë publik edhe Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës, kryetar i së cilës është Çanak.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se në fshatrat Meje dhe Korenicë, më 27 dhe 28 prill 1999 janë ekzekutuar së paku 377 civilë, në mesin e tyre edhe një vajzë shtatëvjeçare.

“Çanak vendosu lule mbi varrin e saj [vajzës shtatëvjeçare]”, thuhet në njoftim.

Çanak, që ka qenë edhe deputet në parlamentin shtetëror në Beograd, është njëri nga politikanët e rrallë në Serbi që viziton një vend me viktima shqiptare të luftës, të vrarë nga regjimi i Slobodan Milosheviqit, në vitet 1998 dhe 1999.

Masakra e Mejës është më masivja, më tragjikja dhe më e dhimbshmja në Kosovë. Më tepër se 370 burra e djem janë vrarë në këtë fshat të Gjakovës, më 27 prill 1999.

Postimi i Çanak ka nxitur reagime jo të pakta te serbët. Disa e kanë mbështetur, e ndonjë tjetër e ka kritikuar.

Çanak, që njihet si njëri nga politikanët e parë serbë që ka kundërshtuar regjimin dhe politikat e Slobodan Milosheviqit, të paktën sipas disa fotografive dhe cicërima në Twitter, ka qëndruar në Kosovë, ditëve të fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago