POLITIKE

Politologu jep parashikimin: Ka dhe një mundësi për t’u arritur marrëveshja LVV-LDK!

Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës Kryetar të Kuvendit, duket se kanë ndryshuar matematikat e formimit të Qeverisë.

Njohësi i çështjeve politike në vend Ramush Tahiri, thekson se pas konstituimit të Kuvendit janë hapë të gjitha mundësitë që ky institucion të marrë vendime.

“Tash është bërë Konstituimit dhe janë hap të gjitha mundësitë që Kuvendi me marrë vendime. Kuvendi mundet tani me shpërbë vetevten dhe me qu veten në zgjedhje . Presidenti Hashim Thaçi në afat prej 15 ditësh cakton kandidatin për Kryeministër që do të jetë nga radhët e Vetëvendsojes. Albin Kurti në afat prej 15 ditësh duhet ta paraqesë kolicionin qeverisës dhe kabinetin qeveriës dhe ti marrë 61 vota dhe të votohet”, tha ai.

Me situatën e re, Tahiri parashikon dhe një opsion tjetër se si mund të arrihet koalicioni LVV-LDK.

“Tanimë që është respektuar Kushtetuta pra që i takon me Kushtetutë Vetëvendosjes Kryetari i Parlamentit , atëherë VV dhe LDK mund të merren vesh që të ndajnë ministrit 5 me 5 , Kryeministri i takon VV-së dhe Presidenti i takon LDK-së. Nëse nuk arrihet marrëveshja kështu atëherë Vetëvendosja nuk do të kërkojë asnjë partner tjetër dhe do të shkojë në zgjedhje, kështu e zvogëlon edhe më shumë LDK-në”, tha Tahiri.

Në seancën Konstituive të ditës së sotme Glauk Konjufca u zgjodh Kryetarë Parlamenti ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Arbërie Nagavci, Kujtim Shala dhe Memli Krasniqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago