KRYESORE

Pompeo: Ka dëshmi të shumta se koronavirusi erdhi nga laboratori i Wuhanit

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka thënë të dielën se ka dëshmi të shumta se pandemia e koronavirusit e ka origjinën në një laborator në Wuhan të Kinës.

“Ka dëshmi të mëdha se aty ka nisur kjo”, ka deklaruar Pompeo për emisonin “This Week” të rrjetit ABC.

Por, ndonëse shumë kritik për mënyrën se si menaxhoi Kina këtë çështje, Pompeo ka refuzuar të thotë nëse mendon se virusi është liruar qëllimisht.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka qenë shumë kritik ndaj rolit të Kinës në pandemi, që ka infektuar afro 3.5 milionë persona në mbarë botën dhe ka marrë mbi 240 mijë jetë.

Ai ka insistuar se Pekini në mënyrë të pamatur ka fshehur informacione të rëndësishme për shpërthimin dhe ka kërkuar që Pekini të japë llogari.

Në mediume është raportuar se Trump ka ngarkuar spiunët amerikanë që të zbulojnë më tepër për origjinën e virusit, që fillimisht ishte thënë se e ka në një treg në Ëuhan që shet kafshë ekzotike si lakuriqë, por tash mendohet se është e mundur që e ka nga një laborator në Ëuhan që merret me hulumtim të viruseve.

Pompeo, ish-drejtor i CIA-s, ka shkuar më larg se Trump, duke cituar se ka dëshmi të shumta se virusi e ka origjinën nga laboratori në Wuhan.

“Mendoj se e gjithë bota mund të shohë tash, të mbaj në mend, se Kina ka një histori të infektimit të botës dhe drejtimit të laboratorëve përfundi standardeve të lejuara”, ka thënë Pompeo.

Ai ka thënë se tentimet e hershme kineze për të ulur rëndësinë e koronavirusit, ngjasojnë me “një tentim klasik të dezinformimit komunist, që ka krijuar rreziqe të mëdha”. “Presidenti Trump është shumë i qartë: do të japin llogari ata që janë përgjegjës”, ka thënë Pompeo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago