Përkundër urdhërave të Policisë së Kosovës që pjestarët e tyre të mos komentojnë situatën politike, bashkëshorti i Drita Millakut, ish deputetes së VV-së, Fisnik Millaku, i ka injoruar dhe mos përfillur këto thirrje.
Ai është aktiv në rrjetin social Facebook dhe vazhdimisht kishte komentuar për situatën politike në vend.
Por, ky zyrtar policor është suspenduar nga detyra, rast për të cilin kishte raportuar Ballkani.info.
Skandaloze, polici i Kosovës përkrah thirrjet që Thaçi e Mustafa të digjen me benzinë
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Ju informojmë se: I apostrofuari nga ana juaj (punonjës i stafit civil në PK) pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, është suspenduar konfrom udhëzimit administrativ të PK-se në fuqi, për procedura të mëtejme”, ka thënë Hoxha.
Kujtojmë që polici tashmë i suspenduar në rrjete sociale kishte përkrahë edhe thirrjen që Hashim Thaçi e Isa Mustafa të digjen me benzinë.
“O ska gjynah tek kta, kta duhet mi la me benzin mi rjep, e mi kryp te trash e mi kall, edhe pak osht bile, qka jan ka i bajn kti populli, nga Hasha e Is putini e deri tek ma i vogli, kta nuk rrine rahat, po duhet urgjent mu mobilize, e mu qu ne kam i madh e vogel, me kan vetem nje njeri qe udheheq e ai eshte Albin Kurti”, kishin komentuar në statusin e tij.
E Fisnik Millaku e ka përkrahur këtë thirrje, duke thënë “Kurgja te keqe nuk tha A.Q”
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…