BOTA

Portugalia ndalon mbulesat fetare në publik

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj që ndalon mbulesat e fytyrës të mbajtura për arsye “gjinore ose fetare” në hapësira publike, një lëvizje që shihet si e drejtuar ndaj grave myslimane që mbajnë veshje të tilla.

Masën e ka propozuar partia e djathtë ekstreme Chega, e cila parashikon ndalimin e veshjeve si burkat (rroba që mbulojnë trupin nga koka deri te këmbët) dhe niqabet (mbulesë islame që mbulon fytyrën duke lënë hapësirë vetëm për sytë) në shumicën e vendeve publike. Megjithatë, mbulesat e tilla do të lejohen në avionë, në selitë diplomatike dhe në vendet e adhurimit.

Projektligji parashikon gjoba që variojnë nga 200 deri në 4 mijë euro (rreth 234 deri në 4 mijë 669 dollarë) për këdo që mban mbulesa të tilla në publik.

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa duhet ende ta miratojë ligjin ai mund ta vetojë ose ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Nëse ligji nënshkruhet, Portugalia do t’i bashkohet një sërë vendesh të tjera evropiane si Austria, Franca, Belgjika dhe Holanda, të cilat kanë ndalime të plota ose të pjesshme për mbulesat e fytyrës dhe të kokës.

Edhe pse numri i grave që mbajnë mbulesa të tilla në Portugali është i vogël, çështja e veshjeve islame ka nxitur debate të ngjashme me ato në vendet e tjera evropiane.

Partia Chega ka cituar arsyetimet e Francës dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian për ndalimin e mbulesave të fytyrës që mbahen zakonisht nga gratë myslimane. Projektligji mori gjithashtu mbështetje nga partitë e qendrës së djathtë.

Në dokumentin e saj, Chega argumenton se “mbulimi i fytyrës i nënshtron individët, veçanërisht gratë, ndaj situatave të përjashtimit dhe inferioritetit” dhe se kjo është e papajtueshme me parimet e “lirisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor”.

Por ligjvënësit e majtë nuk ranë dakord.

“Kjo nismë përdoret vetëm për të targetuar të huajt, ata që kanë një fe të ndryshme,” tha deputeti i Partisë

Socialiste të qendrës së majtë, Pedro Delgado Alves, partia e të cilit votoi kundër ligjit. Ai shtoi se, megjithëse asnjë grua nuk duhet të detyrohet të mbajë mbulesë, qasja e partisë së djathtë ekstreme ishte e gabuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

48 minuta ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago