OPINION

Poshtërimi i gjuhës shqipe nga agjencia turke “TRT Balkan”

Nga Lis Bukuroca

Më 03.06.22 në Kombet e Bashkuara iu ndryshua emri Turqisë. Ai ndryshim bazohej në një kërkesë turke. Deri atëherë emri Turqi në anglisht shkruhej „Turkey“, por që në atë gjuhë, ka edhe kuptimin e gjelit të detit (qurës). Pikërisht ajo ishte arsyeja pse Ankaraja zyrtarisht kishte kërkuar t’i ndryshohet emri në OKB nga „Turkey“ në “Türkiye.“
Është e drejtë e saj të ndryshojë emrin, por jo të intervenojë në drejtshkrimin e gjuhës shqipe dhe në vend të „Turqi“ të shkruajë „Türkiye“.

Mbi rregullat drejtshkrimore të gjuhës shqipe nuk vendos Ankaraja, as agjencia “TRT Balkan” por gjuhëtarët shqiptarë. Ankaraja mund të vendos vetëm për rregullat e drejtshkrimit të gjuhës turke, por kurrë jo për ato të gjuhës shqipe.

Meqenëse për lexuesin shqiptar është i palexueshëm emri „Türkiye“, siç e shkruan TRT, (këtë duhet ta dinë së paku ata që po shkruajnë ato lajme në gjuhën shqipe), atëherë ata duhet menjëherë ta ndryshojnë dhe t’i kërkojnë ndjesë lexuesit eventualë shqiptarë për këtë arrogancë intervenimi aty ku as nuk i lejohet, as nuk do t’i lejohet, as nuk i falet.

Koha kur Turqia vendoste për ndalimin apo ndryshimin e gjuhës shqipe për fat mirë ka përfunduar!

Ja disa tituj dhe shembuj nga “TRT Balkan”, që shkruan edhe në gjuhën shqipe:

Obligimet e Finlandës dhe Suedisë për shqetësimet e sigurisë të Türkiye-s

Türkiye, shpëtohen 75 emigrantë të parregullt në Egje

Altun: Populli i Türkiye-s nuk iu beson premtimeve të Evropës

Finlanda dhe Suedia nënshkruan memorandum trepalësh me Türkiye-n,…
Para nënshkrimit të dokumentit Türkiye i akuzoi shtetet nordike…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago