Pas përfundimit të konfliktit 12-ditor mes Iranit dhe Izraelit, autoritetet iraniane kanë ndërmarrë një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh ndaj personave të dyshuar për lidhje me agjencitë izraelite të inteligjencës, kryesisht Mossad. Këto masa ndëshkimore vijnë pas një infiltrimi të pashembullt të shërbimeve iraniane të sigurisë nga agjentë të huaj.
Gjatë konfliktit, u vranë disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike dhe shkencëtarë bërthamorë, të cilët Irani i konsideron viktima të operacioneve të koordinuara nga Mossad me ndihmën e bashkëpunëtorëve të brendshëm. Si reagim, autoritetet kanë intensifikuar ndëshkimet, duke ekzekutuar gjashtë persona të akuzuar për spiunazh vetëm gjatë dhe pas luftës.
Ministria e Inteligjencës në Iran ka njoftuar arrestimin e mbi 700 personave, që pretendohet se kanë pasur lidhje me rrjete spiunazhi të huaja. Në televizonin shtetëror janë transmetuar rrëfime të detyruara të të arrestuarve, gjë që ka nxitur shqetësime serioze nga grupet për të drejtat e njeriut për përdorimin e torturës dhe mungesën e gjyqeve të drejta.
Përveç masave të brendshme, presioni është rritur edhe mbi gazetarët iranianë që punojnë jashtë vendit. Familjarët e disa prej tyre janë arrestuar për të ushtruar trysni që ata të largohen nga puna. Ndërkohë, qytetarët kanë marrë mesazhe kërcënuese për ndjekjen e faqeve të ndaluara në rrjete sociale.
Aktivistët paralajmërojnë se kjo është një përpjekje për të frikësuar popullsinë dhe për të heshtur çdo formë pakënaqësie në vend.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…