Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se Kosova mbështet Ukrainën, duke qenë kundër Rusisë.
“Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”, ka shkruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
E nga zyra e presidentes kanë thënë se Kosova e mbështet integritetin territorial të Ukrainës.
“Republika e Kosovës qëndron përkrah Ukrainës, duke e mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, pas agresionit të Rusisë të vitit 2014 dhe grumbullimit të forcave ushtarake ruse në afërsi të kufirit të saj me Rusinë. Ne nuk jemi të vetëm në mbështetje të Ukrainës, por përkrah aleatëve tanë, SHBA-së dhe NATO-s, si dhe me shtetet, të cilat dëshirojnë avancimin e vlerave demokratike në kontinentin tonë dhe në mbarë botën”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Presidentes së Kosovës.
Pas deklaratës së Osmanit, ka ardhur menjëherë edhe reagimi nga shteti i Ukrainës. Ka qenë deputetja dhe politikania Iryna Friz ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën, ndërsa ka akuzuar Serbinë për mbështetjen e dhënë Rusisë përmes grupeve të mercenarëve dhe militantëve pro-rus në Ukrainë.
“Jam e bindur se Ukraina duhet të mbështesë miqtë e vërtetë, të cilët gjithashtu zgjodhën pavarësinë e tyre. Është koha për të refuzuar standardet e dyfishta. Miqtë e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në tokën tonë, por ata që gjithashtu nën kërcënimin e konfliktit të armatosur, shprehin mbështetje për shtetin tonë”, ka shkruar Friz
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…