KRYESORE

Prag lufte Turqi-Egjipt! Parlamenti i Egjiptit aprovon ndërhyrjen e mundshme në Libi

Parlamenti i Egjiptit miratoi të hënën vendosjen e forcave të armatosura jashtë vendit për të luftuar “milicitë e mbeshtetura nga Turqia” dhe “grupet e huaja” në një “front perëndimor”, pasi presidenti Abdel Fattah al-Sisi paralajmëroi që Kajro mund të ndërhynte në Libinë fqinje përtej kufirit perëndimor të Egjiptit.

Sipas France24, parlamenti miratoi njëzëri “vendosjen e anëtarëve të forcave të armatosura të Egjiptit në misione luftarake jashtë kufijve të Egjiptit për të mbrojtur sigurinë kombëtare egjiptiane … kundër milicisë kriminale të armatosur dhe elementeve terroriste të huaj”, thuhet në një deklaratë.

Vendimi erdhi pasi Sisi tha javën e kaluar se Egjipti nuk do të qëndronte “anash” nëse ekzistonte një kërcënim për sigurinë kombëtare në Egjipt nëse parlamenti jepte miratimin e tij.

Po sipas France24, masa mund të sjellë Egjiptin dhe Turqinë, të dy aleatët amerikanë që mbështesin palët rivale, në konfrontim të drejtpërdrejtë.

Sisi e ka quajtur qytetin bregdetar strategjik Sirte një “vijë të kuqe” dhe paralajmëroi se çdo sulm mbi qytetin do të shtynte Kajron të ndërhynte ushtarakisht për të mbrojtur kufirin e saj perëndimor me vendin e pasur me naftë.

Libia u zhyt në kaos kur një kryengritje e mbështetur nga NATO në 2011 rrëzoi diktatorin Muammar Gaddafi, i cili u vra më vonë.

Vendi tani është i ndarë midis territorit në lindje të kontrolluar nga luftëtarët – të quajtur Ushtria Kombëtare Libiane (LNA) – besnike ndaj kryekomandantit Khalifa Haftar dhe një qeverie të mbështetur nga OKB në Tripoli, në perëndim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

16 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago