nëntor të këtij viti për Kombëtaren e Kosovës, me thirrje raciste, vërshëllima për himnin kombëtar dhe gjuajtje të gjësendeve të forta në fushë nga tifozët rumun.
Nëse rumunët i arsyetojnë tifozët e tyre me faktin se janë huliganë, nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë ajo që ndodhi në konferencën për shtyp dhe në ‘Zonën mikse’ nga një zyrtar i Federatës së Futbollit rumun, që tentoi të sulmonte një futbollist kosovar.
Provokimi i zyrtarit rumun që kishte një ID me akses të plotë filloi në sallën e konferencave derisa ishte duke folur Fraco Foda, Amir Rrahmani e Bajram Shala.
Ai u afrua te Edon Zhegrova i cili ishte ulur në karrike së bashku me Agim Ademin dhe pjesën tjetër të gazetarëve kosovarë dhe rumunë.
Zyrtari rumun i fliste te veshi Zhegrovës duke e kërcënuar dhe duke i thënë pse po provokoni, derisa në atë moment ndërhyu Agim Ademi i cili i tha zyrtarit rumun që mos ta përsëritë më atë gjest për ta prekur dhe për t’i folur futbollistit.
Edhe vet Zhegrova i tha atij ‘Largomu sysh se nuk dua të flas me ty’.
Në atë moment pranë Zhegrovës janë afruar dy gazetarë nga Kosova duke e ruajtur yllin dardan pasi situata ishte shumë e tensionuar dhe çdo gjë mund të pritej nga këta persona.
Por gjithçka eskaloi pas përfundimit të konferencës derisa delegacioni kosovar po shkonte drejt autobusit dhe zyrtari rumun tentoi ta sulmonte Edon Zhegrovën.
Në atë moment ndërhyu Bajram Shala dhe Taulant Hodaj të cilët me forcë e larguan zyrtarin arrogant rumun i cili mendonte të qëronte hesape me delegacionin kosovar.
“Ti je person zyrtar dhe nuk ke të drejtë ta sulmosh një futbollist”, i tha Taulant Hodaj.
Megjithatë pas një tollovie të madhe drejtuesit e Kosovës së bashku me futbollistët u largua, derisa pamjet janë një dëshmi për UEFA-n se çfarë pritje skandaloze i është bërë Kombëtares së Kosovës nga rumunët ku u tentua të sulmohej një futbollist në një ambient që duhej të ishte i sigurt për çdo person zyrtar.