BOTA

Predhat e Londrës “nxejnë” Rusinë, ministri rus: Me këto predha NATO-ja e bombardoi Serbinë, po mbroni skenarin jugosllav

Ministri i Mbrojtjes së Federatës Ruse, Sergei Shoigu, pas paralajmërimit të Britanisë së Madhe për të dërguar municione me përbërjeje uraniumi të varfëruar në Ukrainë, është shprehur se kjo nuk është hera parë që përdoret ky lloj municioni, pasi sipas tij “e kanë bërë në Kosovë më herët”.

Ai në një konferencë për media, duke iu referuar ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999, tha se “bombarduan masivisht qytete paqësore, pa asnjë sanksion, pa leje, dhe po ashtu ata shkatërruan ura”.

“Dhe nga përdornimi i këtij municioni kishte pasoja të rënda, kishte sëmundje të rënda, i studiuan të gjitha, por si gjithmonë kishte pak interes se si ndikonte ky municion tek ata kundër të cilëve e përdornin”, shtoi ministri rus i Mbrojtjes.

“Kjo na shtyn të mendojmë seriozisht për rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve dhe me të cilën mund të përgjigjemi”, tha ai, pothuajse në sinkron me presidentin Vladimir Putin, i cili deklaroi se do të “detyrohet të reagojë” nëse Britania e Madhe dërgon në Ukrainë municion të prodhuar me uranium të varfëruar.

Ai po ashtu akuzoi Perëndimin për vendosjen e armëve me një “komponent bërthamor”, por sipas Institutit të Kombeve të Bashkuara për Hulumtimin e Çarmatimit, municionet me uranium të varfëruar nuk mund të konsiderohen si armë bërthamore.

Ndërkaq, edhe zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, ka sulmuar edhe një herë qeverinë e Britanisë së Madhe për “trajtim çnjerëzor” në Ukrainë.

Zakharova fajësoi më së shumti Britaninë e Madhe për sasitë e mëdha të armëve që ky vend i dërgon ushtrisë ukrainase, të cilat sipas saj, po dëmtojnë shëndetin e ushtarëve, por edhe mjedisin.

“Gjithçka bëhet sipas skenarit jugosllav. Këto predha jo vetëm që vrasin, por edhe ndotin mjedisin”, ka shkruar zëdhënësja e një vendi që prej më shumë se një viti po kryen agresion të vazhdueshëm ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

58 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago