FOTO&VIDEO

Prej 20 vjetësh jeton në Kanada, u kthye në Deçan për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve

Shpresa Loshaj, që emigroi gjatë luftës në Kanada, ka disa muaj që është kthyer në Kosovë.

Ajo punon në Ministrinë e Inovacionit e Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, por tregon për KOHËN se ka marrë pushim dhe për 1 vit është kthyer në Deçan për të hulumtuar çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve.

Tani ka themeluar një organizatë joqeveritare të quajtur “Pishtarët” në vendlindjen e saj.

40-vjeçarja tregon se gjatë hulumtimit të saj ka gjetur shkelje të shumta për ligjshmërinë e këtyre hidrocentraleve dhe gjetjet tashmë ua ka dorëzuar edhe zyrës së kryeministrit e Ministrisë së Ambientit.

Loshaj shton se nëse nuk ka veprime nga institucionet e Kosovës, ajo do t’i drejtohet Prokurorisë.

Pos kësaj, ajo në ditët në vazhdim do të nisë një letër drejt Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së Austrisë, pasi që kompania KELKOS është kompani austriake.

Hetim nga organet e drejtësisë kërkojnë edhe përfaqësues të shoqërisë civile në Deçan.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, kompanisë KELKOS, në tetor të 2019-s i ka vazhduar licencën e përkohshme edhe për një vit për operimin e tyre në grykën e Deçanit, edhe pse kjo kompani nuk ka leje mjedisore, e që gjatë kësaj periudhe kohore, kompania duhet të kompletojë dokumentacionin e nevojshëm.

Nga Ministria e Ambientit kanë thënë se ky operator nuk ka plotësuar kushtet për lejen mjedisore.

Në një përgjigje për KOHËN, zëvendësministri i Ambientit, Avni Zogiani, ka thënë se kompania ka vetëm pëlqimin ujor dhe se e njëjta nuk e ka realizuar projektin në bazë të planit.

Të pyetur në rast se me këtë do të mund t’ia ndalonin veprimtarinë, Zogiani ka thënë se ky vendim mund të merret vetëm pas një hetimi që mund të kryejë një komision i brendshëm, por që shkaku i gjendjes me Qeverinë në detyrë dhe pandeminë, një komision i tillë nuk është krijuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

14 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago