Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano, prej ditësh ndodhet në spital ku po lufton për jetën.
Siç raporton Top Channel, lideri i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion, pasi vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.
Kjo është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore.
Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon.
Në Shqipëri kjo patologji nuk njihet mirë dhe si rrjedhojë ngelet e padiagnostikuar por studimet tregojnë që vendi ynë ka një prevalencë të lartë të SPOK-ut, duke prekur përafërsisht 5-6% të popullatës.
Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje?
Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: ndotja e ambientit, defiçitet e α1-antitripsinës, mosha, dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.
Më heret sot, kryeministri Edi Rama dekoroi me Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike Fatos Nanon. Nëpërmjet një statusi të postuar në rrjetin social “Facebook”, Rama vlerësoi kontributin e ish-kryeministrit Nano për vendin dhe shoqërinë “gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”. Për pak javë, më 16 shtator, ish-kryeministri Fatos Nano feston 71 vjetorin e lindjes.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…