LAJME

Prekë Kodra u çon mesazh Kurtit, Halitit e Haxhës: Rrini të qetë, unë kam hallet e problemet e mia

I përfoluri për përgatitjen e atentateve ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti e ish-pjesëtarit të UÇK-së Ismet Haxha – Prekë Kodra ka porositur ata që të rrinë të qetë, sepse ai nuk ka pasur e as nuk ka asnjë çështje të hapur me askënd.

Në emisionin Pressing, Kodra ka folur për herë të parë që nga dalja e emrit të tij në media, si snajperisti që po përgatiste vrasje të rënda për ta destabilizuar Kosovën. Ai ka thënë se është ende i tronditur nga këto raportime.

“Nuk kam se si me pasë unë shpjegim për këtë histori, jam një njeri që për këtë histori kam dëgjuar për herë të parë para dy ditësh. Jam i habitur, hala s’e kam marrë veten mirë se jam t’u dëgju gjëra, jam t’u pa gjëra që s’i kam imagjinuar kurrë në jetën teme”, ka deklaruar Kodra, raporton Gazeta Express.

Kodra ka thënë se përveç Kurtit, që e njeh nga televizioni, nuk ka dëgjuar kurrë për dy të tjerët, Halitin e Haxhën.

“Ata persona që janë përmendur aty, përveç Albin Kurtit që e njoh nëpërmjet televizionit, unë s’i kam pa as s’i njoh as s’i di. Mediat e njerëzit në Shqipëri e intrigantat po m’qesin n’gjak e n’sherr me tanë miletin. As s’i njoh as s’i di, as s’kam bo asnjë lloj gjëje që unë me pasë frikë me folë me ju, apo me u taku me dikën”, ka deklaruar tutje ai.

Gjithashtu, Prekë Kodra u ka çuar mesazh personave që përfliteshin si target i tij.

“Ata personat që ua kanë përmend emrat… se mos po iu mbytë ai shaljani prej Dukagjinit, thuajuni të rrinë të qetë sepse unë s’i njoh e as s’i di e s’kam punë fare me ta. Edhe po të jetë nevoja, shkoj e i takoj nëpër shpija e ju vij në rrugë nëse ata ndihen të kërcënuar nga unë, unë u vij në rrugë me zakone të Dukagjinit e të zonave të Malësisë së Gjakovës, si i din edhe ata rregullat. Këto janë shpifje, janë intriga. Kush ka punë me mua më del ballë për ballë e m’i thotë gjërat në sy, jo pas shpine. Unë jam një njeri që s’kam prekur në besë kurrë edhe nuk kam punë, as telashe as kurrë një gjë të hapur me kurrë një njeri”, ka thënë ai

“Le të rrinë të qetë të gjithë, se unë kam hallet e mia, problemet e mia e familjen time”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

16 minuta ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

23 minuta ago
  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

16 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

21 orë ago