Presidenti çek, Milos Zeman, është shtruar në spital, ku do të qëndrojë disa ditë.
”Arsyeja e qëndrimit të tij në spital është për t’u qetësuar dhe rifituar gjendjen e mirë fizike”, theksoi zëdhënësi.
Presidenti, i cili festoi ditëlindjen e 75-të në fund të muajit shtator, do të marrë infuzione vitaminash dhe mineralesh, por shtoi se ky nuk ishte një problem serioz shëndetësor.
Zeman dëshiron të jetë në gjendje shumë të mirë fizike për ceremonitë tradicionale që do të mbahen më 28 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Çeke.
Presidenti deklaron se ka vuajtur për një kohë të gjatë nga diabeti dhe një sëmundje e sistemit nervor periferik.
Ai ka ndaluar konsumin e alkolit dhe duhanit.
Ish-social-demokrati u rizgjodh në fillim të vitit 2018 për një mandat të dytë pesëvjeçar.
Zeman është presidenti i parë çek që u zgjodh drejtpërdrejti nga njerëzit pas një ndryshimi kushtetues.
Si kreu i shtetit, ai ka kryesisht funksione ceremoniale, por konsiderohet si një person me influence në opinionin publik.
Javë më parë, ai kishte kërkuar që vendi i tij ta tërhiqte njohjen e Kosovës si shtet i pavarur e sovran.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…