Presidenti i Fnlandeës Sauli Niiniste, anuloi me ngut darkën me mbretin e Suedisë për shkak të fjalëve të Putinit për Pjetrin I.
Presidenti finlandez Sauli Niiniste anuloi me nxitim një darkë me Mbretin Gustav XVI të Suedisë pasi dëgjoi fjalët e homologut rus Vladimir Putin për Luftën e Madhe të Veriut, shkruan Daily Mail .
Gjatë një takimi me sipërmarrësit, Putin tha se Pjeteri I “nuk i mori asgjë Suedisë”, por, përkundrazi, ia ktheu tokën e vetë Rusisë. Sipas gazetës abgleze, brenda pak orësh pas fjalimit të presidentit rus, Niiniste u kthye në Helsinki me gruan e tij , megjithëse kishte planifikuar një takim me mbretin suedez dhe gruan e tij.
Në të njëjtën kohë, zyrtarë nga Helsinki mohuan raportimet e Daily Mail se largimi i Niinistes ishte i lidhur me deklaratën e Putinit.