John R. Bolton, ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, kishte paragjykime kundër Kosovës dhe sovranitet të saj. Ai ishte pozicionuar pro preferencave të Serbisë për ndarjen e Kosovës.
Mirëpo, këto ide të çmendura i ndaloi numri një i Amerikës, presidenti Trump. Madje, përmes disa reagimeve në rrjete sociale, Trump e etiketon Boltonin si “budalla të mërzitshëm”.
Libri “jashtëzakonisht i lodhshëm” i John Bolton (New York Times) është i përbërë nga gënjeshtra dhe histori false. Tha gjithçka të mirë për mua, në shtyp, deri në ditën kur e pushova. Një budalla i mërzitshëm i pakënaqur që donte të shkonte në luftë”, thuhet në reagimin e Trump.
Ndryshe, rreth Boltonit ishte raportuar se kishte minimizuar vasjet e më shumë se dhjetë mijë shqiptarëve të Kosovës dhe zhvendosjen e një milion të tjerëve. Ai kishte kundërshtuar njohjen e SHBA-së për Kosovën në vitin 2008 si dhe kritikonte “politikën antiserbe të qeverisë së SHBA-së që nga shkatërrimi i ish-Jugosllavisë”.
“Mendoj se SHBA-ja do ta bënte një gabim nëse ata e njohin njëanshëm Kosovën. Zgjidhja e vetme e arsyeshme do të rezultojë nga bisedimet midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Një zgjidhje potenciale e imponuar mund të çojë në dhunë, e cila nuk është në interes të asnjë personi”, kishte deklaruar ai.
Në një intervistë për “Russia Today” Bolton ka paralajmëruar se pavarësia e Kosovës do ta “rrisë rrezikun e jostabilitetit dhe do të tërheqë ekstremistë islamikë nga e mbarë bota”. Askush nuk i kushtoi shumë vëmendje komenteve nxitëse dhe të parëndësishme të Boltonit në të kaluarën. Ai ishte një ekspert i çuditshëm, i njohur për pikëpamjet e tij radikale si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…