Presidentja e Kosovës kujton Gjergj Kastriotin në përvjetorin e vdekjes së tij: Të përkulemi, Skënderbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka kujtuar heroin komvëtarë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Ajo tha se ai me përkushtimin e tij e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, përcjell Klankosova.tv.

“Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor. Të përkulemi, Skënderbe”, ka shkruar Osmani në facebook.