KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve, me arsyetimin se është duke pritur nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë masë të përkohshme.

Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit, njoftoi se presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”- ka njofttuar Kupina për media.

Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese, dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci njoftoi se kanë dorëzuar kërkesën e nënshkruar nga 30 deputetë, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të datës 06.03.2026.

Njëkohësisht, LVV ka kërkuar nga Gjykata që të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e këtij dekreti, deri në nxjerrjen e aktgjykimit përfundimtar.

Në mëngjesin e 06.03.2026, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës pasi deri në përfundim të afatit kushtetues nuk u arrit të zgjidhet presidenti. Më pas ka mbajtur një takim konsultativ me kryetarët e partive në lidhje me datën e zgjedhjeve. Në takim nuk mori pjesë lideri i LVV-së, Albin Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

13 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

4 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

19 orë ago