Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.
Presidentja Osmani e uroi ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Kosovë.
Ajo shprehu falënderimin për mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite në fushën diplomatike dhe zhvillimore të dhënë ndër vite për Republikën e Kosovës.
Presidentja Osmani shprehu besimin se në periudhën vijuese do të ketë intensifikim të raporteve ndërshtetërore që do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, sidomos në fushën ekonomike e tregtare.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…