FOTO&VIDEO

I konfiskohet shtëpia dhe vetura “Land Rover” punëtorit të RTK-së që dyshohet se përfitoi 472 mijë euro përmes “Pastimi-t”

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me rastin e ish-punëtorit të RTK’së, i cili kishte përfituar mbi 472 mijë euro përmes kompanisë “Pastimi”.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se për të njëjtin ishte pranuar kallëzim penal në fund të qershorit të 2013.

Për këtë rast, ishte ngritur aktakuzë në gusht të vitit 2014.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e një punëtori të RTK-së, i cili kishte përfituar të holla përmes kompanisë “Pastimi”, ashtu që, ju bëjmë me dije se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 28.06.2013, ka pranuar kallëzim penal nga policia kundër personit me inicialet B.Sh. Lidhur me këtë çështje penale, prokurorja e rastit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve më 04.07.2013 dhe pas ndërmar​rjes së një mori veprimesh nga ana e saj, më 11.08.2014, ka ngritur aktakuzë kundër personit të lartcekur, në drejtim të veprave penale “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 425 të KPK-së dhe “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 426 të KPK-së”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka bërë me dije se atij i është konfiskuar shtëpia e banimit dhe vetura “Land Rover”.

Ndryshe, Radio Televizioni i Kosovës i ka paguar mbi 472 mijë euro për pesë vjet një kompanie që s’i ka ofruar asnjë shërbim. Gjithë kjo ka ndodhur shkaku i mungesës së një “R-je”, ku në vend të KRU “Pastrimi”, paratë i kanë shkuar kompanisë “Pastimi”.

Kështu është thënë në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku ka raportuar edhe drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.

Kastrati ka thënë se kjo kompani ishte regjistruar në sistem nga një punëtor i RTK-së, i cili tashmë është dënuar për veprimin dhe se paratë i kanë shkuar kompanisë duke pretenduar se është duke i paguar faturat kompanisë rajonale, KRU “Pastrimi”.

Ai tha se këto pagesa kanë nisur në vitin 2008 dhe kanë zgjatur rreth pesë vite.

“Një punëtor tek ne e ka regjistru një kompani, “Pastimi”, pa ‘r’ dhe në mënyrë të vazhdueshme RTK ka derdh para, deri sa është evidentuar. Dëmi është diku rreth 472 mijë euro. Pala me sa e di është dënuar por ne jemi dëmtuar”, tha Kastrati.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, tha se është shqetësuese se si një gjë e tillë ka vazhduar pa u vërejtur nga zyrtarë të tjerë të cilët kanë nënshkruar kontratat.

Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se është absurde që kjo të mund të vazhdojë për disa vite me radhë pa u vërejtur.

“Një gjë e tillë mundet me vazhdu për 3 muaj, hajde 6 muaj por për 4-5 vjet është absurde. Diku rreth 7-8 mijë euro në muaj është shumë pa u vërejt”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago