POLITIKE

“Preu një arre ne kojshi dhe e përdori për ngrohje”, shteti i Kosovës qe një vit e gjysme nuk arrina ta dënoj “kriminelin”

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, për të dytën herë, ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj të akuzuarit për prerjen e një trungu të arrës, Petko Arsiç.

Një vendim i tillë është marrë nga gjykatësja Valbonë Dërvodeli, pasi i akuzuari nuk është paraqitur në seancën e së enjtes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Dërvodeli ka njoftuar se i akuzuari Arsiç për mbajtjen e kësaj seance ishte njoftuar gojarisht nga seanca e kaluar e 14 dhjetorit 2021, por që mosprezencën e tij nuk e ka arsyetuar.

Ndryshe, ndaj të akuzuarit Arsiç ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim edhe në seancën e 23 nëntorit 2021, pasi ai pa dhënë arsye kishte munguar në gjykatore.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua të mbahet më 10 shkurt të këtij viti.

Prokuroria Themelore në Gjilan më 19 qershor 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Petko Arsiç, me arsyetimin se ai më 27 prill 2020, në fshatin Bozhec të Ranillugut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka prerë një trung të arrës në sasi prej 3.5 m3 në dëm të dëmtuarës P.Sh.

Sipas aktakuzës, i akuzuari e ka angazhuar një person tjetër, të cilin e ka paguar që arrën e prerë t’ia dërgojë atij në shtëpi, ku edhe është përgatitur për djegie, me çka të dëmtuarës i është shkaktuar dëm material në vlerë të papërcaktuar.

Me këtë, Arsiç akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, nga neni 313, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose burgim deri në tre vjet./BetimipërDrejtësi


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago