Në këtë storie të RTV Dukagjinit, profesorët e Albin Kurtit rrëfejnë se çfarë studenti ishte Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar edhe provimet e punuara nga Albin Kurti, si dhe rezultatet e provimit pranues në Fakultetin Teknik. Profesorët e përshkruajnë si një student ndryshe nga të tjerët.
Ishte viti 1993 kur Albin Kurti kishte aplikuar në Fakultetin Teknik, në drejtimin Telekomunikacion dhe Informatikë. E rezultatet e provimit pranues e riradhiten atë si kandidatin e parë që plotësoi testin qind për qind.
Këtë e rrëfen Salem Lepaja, profesor i Kurtit në atë kohë.
“Albin Kurti ishte i pari në regjistër me pikët maksimale nga shkolla e mesme dhe provimi pranues. Numri maksimal i pikëve ishte 300 e Albini i kishte marrë të gjitha”, tha Salem Lepaja.
Mirëpo i befasuar nuk mbeti vetëm nga provimi pranues. Kulmi për Lepajën ishte kur në vitin e tretë të studimeve, Albin Kurti bëhet studenti i cili e kalon lëndët e tij në afatin e parë dhe me notën 10.
“Në vitin 1995 kur kam mbajtur dy lëndë: Teoria e Telekomunikacionit I dhe Teoria e Telekomunikacionit II. Këto lëndë për mendimin tim dhe të tjerëve kanë qenë më të vështirat gjatë studimeve. Është rasti i parë që një student hyn në këto dy provime dhe i merr notat dhjetë (10)”, tregon më tej Salem Lepaja.
Për Albin Kurtin kishin dëgjuar edhe profesorë të tjerë.
Ruzhdi Sefa, ligjërues i kamotshëm në Universitetin e Prishtinës tregon se kur u burgos Kurti, kishte takuar vëllain e tij i cili i kishte treguar se prindërve dhe familjes po u kërkon libra filozofik. Mirëpo kjo përgjigje e vëllait të Albin Kurtit, nuk i pëlqeu Sefës.
“Gjatë bisedave që kam pasur me familjarët e Albinit gjatë vizitave që i kanë bërë në burgje i kam pyetur nëse ai po kërkon libra. Po thanë që po kërkon libra të shkencave filozofike. Njëherë u stepa që mos nga një shkencëtarë i ardhshëm po fitojmë një filozof por doli që ato libra i kishte një bagazh tjetër”, shprehet Ruzhdi Sefa.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…