Edhe kleri nuk është “imun” ndaj krizës së kostos së jetesës në Britani, e cila tani ka detyruar priftërinjtë Kishës së Anglisë të kërkojnë zyrtarisht një rritje pagash për herë të parë në historinë e tyre gati 500-vjeçare.
Sindikata Unite, e cila përfaqëson më shumë se 2,000 klerikë dhe njerëz të tjerë laikë në Kishë, njoftoi sot se ka bërë thirrje për një rritje prej 9.5% të pagave të klerikëve që do të paguhen nga prilli 2024.
“Kisha e Anglisë ka miliarda në bankë dhe mund të përballojë t’i paguajë klerit rritjen e vogël të pagave që ata pretendojnë,” tha sekretarja e përgjithshme e sindikatës Sharon Graham, duke iu referuar fondit të investimeve prej 13.2 miliardë dollarësh të përfshirë në raportin vjetor 2022 të priftërinjve të Kishës.
Një zëdhënës i Kishës së Anglisë tha se ishte i vetëdijshëm se kleri po përballej me një krizë të kostos së jetesës.
Vitin e kaluar Kisha kurseu tre milionë paund për dioqezat për t’u dhënë ndihmë klerikëve që po luftojnë me rritjen e faturave të energjisë.
Qindra mijëra punëtorë britanikë kanë qenë në grevë të shpeshtë gjatë vitit të kaluar duke kërkuar rritje të pagave.
Unite ka propozuar që paga minimale kombëtare për klerikët të rritet në 34,984 euro dhe paga standarde kombëtare të rritet në 36,756.90 euro, tha ai.
“Në vitin e kaluar, shumë klerikë u është dashur t’i drejtohen bamirësisë, sepse nuk ia dilnin dot. Rritja e propozuar është e nevojshme për të filluar sjelljen e pagave në përputhje me inflacionin, duke adresuar njëkohësisht vështirësinë dhe pasigurinë urgjente të përjetuar nga kaq shumë klerikë dhe familjet e tyre,” tha Sam Maginnis, një anëtar i klerit dhe sindikatës.
Komiteti i pagave i Kishës së Anglisë do të mblidhet për të bërë rekomandime mbi pagat e klerit, të cilat më pas do t’i referohen Këshillit të Kryepeshkopëve në shtator për një rekomandim përfundimtar.