Në kuadër të hetimeve të nisura kryesisht për ish-kryetarin Safet Gjici pas publikimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar në Bashkinë e Kukësit ku ka sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë.
Pasi kanë kopjuar materialin, dy oficerët e BKH-së janë larguar nga Bashkia e Kukësit ndërkohë që pamjet e hyrje-daljeve në institucionin vendor, po analizohen tashmë nga grupi i hetimit në SPAK.
Nga ana tjetër, SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë, për sa kohë që rrëfimi i saj është kyç për hetimin. SPAK po heton për shpërdorim detyre, por sekuestrimi i videos së plotë, e cila mendohet të jetë rreth 15 minuta, mund të nxjerrë në dritë detaje që mund të përfshijë dhe persona të tjerë në skandal.
‘Xhungel’ e gazetarit Artan Hoxha ka publikuar sot një pjesë të bisedës mes ish-kryebashkiakut të Kukesit, Safet Gjici, me vajzën e prezantuar si Alma Tafa, përfaqësuese e një kompanie për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rruges. Kjo bisedë është kryer pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
Vajza kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkise për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rruges. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.
Gjici pasi e degjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbeshtetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…