FOTO&VIDEO

Prifti italian vdes nga koronavirusi pasi ia dha respiratorin një pacienti më të ri

Një prift 72-vjeçar italian ka vdekur nga koronavirusi pasi kishte vendosur që respiratorin që ia kishin blerë bashkëpunëtorët e kishës t’ia dhuronte një pacienti më të ri se ai.

Giuseppe Berardelli nga rajoni më i goditur i Italisë, Lombardia, vdiq në një spital lokal pas diagnostikimit me koronavirus.

Shërbëtorët e kishës ia kishin blerë atij një respitaror për shkak të mungesës së këtyre pajisjeve nëpër spitalet publike, por ai kishte vendosur që t’ia dhuronte një pacienti më të ri, të cilin nuk e njihte, por që kishte probleme me frymëmarrjen.

Mosha dhe gjendja e saktë e këtij pacienti nuk dihen, por pacientët e rinj që kanë qasje në respiratorë kanë gjasa shumë më të mëdha për mbijetesë.

Ky rast i veçantë u bë i ditur nga prifti James Martin nga Shtetet e Bashkuara, i cili gjithashtu shërben si këshilltar në Sekretariatin e Komunikimit në Vatikan.

Prifti Berardelli dallohej për veprat e bamirësisë dhe njerëzit e njihnin edhe për dashurinë që kishte ndaj motoçikletave.

Berardelli është në mesin e së paku 60 priftërinjve që kanë vdekur nga koronavirusi në Itali.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago