Përparim Rama është kryetari i ri i Prishtinës. Ai ka marrë shumicën e votave në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor. Ai ka marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07 në përqindje
Arben Vitia i Vetëvendosjes që në raundin e parë doli si fitues, ka marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93 për qind të votave.
UPDATE:Kandidati për kreytar të Prishtinës, Përparim Rama në konferencë për media së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë shpallur fitoren në kryeqytet.
Rama para gazetarëve tha se zotohet se do të jetë kryetar i të gjithëve.
“Emocionin e kësaj fitore s’mundem me përshkru me fjalë kjo është fitore e secilit banor pa dallime. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar, vota jote sot më fuqizon me privilegjin me qenë kryetar i Prishtinës, të kryeqytetit që duke qenë i gjithë Kosovës. Unë Përparim Rama kryetar i Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, që punoni dhe jetoni këtu”, tha Rama.
Janë procesuar në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votat nga 94,12% e vendvotimeve në Prishtinë. Nga ky rezultat, Përparim Rama i LDK-së po prin me 50.81 për qind. Arben Vitia i VV-së ka marrë 49.19 për qind të votave.
Në vota dallimi është rreth 1200. Rama ka marrë 38 mijë e 337, ndërsa Vitia 37 mijë e 138.