Deri në 40 minuta janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe në Merdar.
Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuar mëngjesin e sotëm, kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova te Dheu i Bardhë është e gjatë 150 metra, ndërkohë që në Merdar është 100-150 metra.
Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara